Një vështrim i shkurtër mbi Maturën Shtetërore
Z. Stavri LLAMBIRI
Anetar i grupit te punes per Maturen Shteterore
Gjithëkush, që po dëgjon nga të gjitha
anët për Maturën Shtetërore,
po peshon pikat e forta dhe ato të dobtat e saj.
Ky shkrim po bën po këtë punë
dhe po nis nga pikat e forta.
Më pak provime për diplomën e pjekurisë
Maturantët e viteve të kaluara duhej të përballonin
tre provime lëndore:
Letërsinë, Matematikën dhe Fizikën.
Sivjet nuk kanë punë më me
Fizikën si lëndë e provimit të detyruar.
Mbeten kështu vetëm të kalojnë
provimet e dy lëndëve që të fitojnë
diplomën e pjekurisë.
Cdo nxënëns i vitit të katërt e ka
ndjerë që tani këtë lehtësim.
Nga ana tjetër, për secilën nga tri lëndët e sipërpërmendura
zhvilloheshin
dy seanca provimesh, njera me gojë dhe tjetra me shkrim.
Bëheshin kështu gjithësej gjashtë seanca
provimesh. Tanimë do të jenë vetëm dy seanca.
Jo më dy herë provime për të njëjtat njohuri
Secili maturant duhet ta ketë patur tepër bezdi dhe,
ka të ngjarë,
që të mos e kuptuar fort mirë se pse pasi
provohej një herë në
maturë për tri lëndët e provimit,
qe i shtrënguar, që vetëm më pak se
dy muaj më pas, edhe një herë tjetër
të provohej për këto lëndë,
por tani në Tiranë. Ishte një mënyrë
për të pohuar troç se askush
nuk duhej t’i besonte provimeve të maturës
që zhvilloheshin nëpër shkolla.
Nuk jeni i detyruar për çdo rast që të kaloni në provimet me zgjedhje
Më diplomën e pjekurisë maturanti i ka të
hapura dyert e atyre
degëve të shkollave tona të larta publike
në të cilat ka vende të lira.
Me fjalë të tjera, kërkush nuk është
i detyruar të japë provimet me
zgjedhje kur dëshiron të ndjekë një
shkollë të lartë në kryeqytet
apo larg tij, në të cilin kërkesa është
më e vogël se oferta.
Nëse, përkundrazi, ka më shumë pretendentë
se sa ka vende,
atëhere këta lipset të dëshmojnë
vlera konkuruese dhe do ta dëshmojnë këtë
duke i hyrë dhe provimeve me zgjedhje.
Ky është përkufizimi i liberalizimit të shkollave tona të
larta publike,
aty ku veçoria e degës kërkon dëshmi
të talenteve të veçanta si në Akademinë e Arteve:
Pranim vetëm me diplomën e pjekurisë aty ku nuk ka shtrëngesë
vendesh
dhe shtim dora-dorës i vendeve në degët
tepër të lakmuara.
Më pak shpenzime zyrtare për kërkesën e pranimit të shkollat e larta
Sivjet, kushdo që ka përfunduar detyrimet e diplomës
së maturës
dhe kërkon të ndjekë një shkollë
të lartë, duhet të paguajë nga 1 500 lekë për
secilin nga dy lëndët me zgjedhje dhe nga 300
lekë pranë secilës shkollë të lartë,
për çdo degë që dëshiron të
provojë veten. Kështu, një maturant që përzgjedh tri
degë,
do të paguajë gjithsej 3 900 lekë.
Në vitin e kaluar akademik, me që për secilën degë
pagesa ishte 2 000 lekë,
kandidati ka paguar 6 000 lekë. Kuptohet që vjet
do t’i duhet të shpenzonte 10. 000 lekë
po qe se do të paraqiste kërkesën në
pesë degë, kurse tani shuma do të jetë 4 500 lekë.
Më pak shpenzime të tjera familjare për të ndjekur shkollat tona të larta publike
Ashtu sikundër në vitin e kaluar, çdo kandidati
për student, do t’i bjerë dy herë
për të shkuar në sportelet e shkollave të
larta. Një herë për të njoftuar
zyrtarisht degën që dëshiron të ndjekë
dhe kjo bëhet tani, nga 1 marsi deri më 30 prill,
dhe herën e dytë për t’u regjistruar
si fitues tanimë.
Është e vërtetë që këto janë shpenzime dhe
jo të pakta sidomos
për ata që vijnë nga zona të largëta.
Mund të zëvendësohej ardhja e parë
duke iu drejtuar shkollave dhe këto të dërgonin
në shkollat e larta
emrat e kandidatëve dhe degët kandidate. Kështu
do të pakësoheshin shpenzimet,
por do të shtoheshin së tepërmi shqetësimet
e aplikantëve.
Vështirë që ata të ndjeheshin të
sigurt që kërkesat e tyre kishin mbërritur
atje ku duhet dhe me saktësinë e duhur.
Në të vërtetë shpenzimet e këtij lloji
nuk janë shtuar, por pa dyshim do të ulen
shumë shpenzimet e tjera të familjeve tona, aq
të mëdha sa kapin shifra marramendëse,
në disa qindra miliona lekë çdo vit. Këto
janë shpenzimet për kurset private,
sa më mirë në Tiranë pasi aty janë
ata që hartojnë tezat e provimeve,
dhe nuk është fjala vetëm për pagesën
e profesorëve a mësuesve,
por edhe për lekë të tjera të derdhura
për jetesën disaditëshe,
por jo rrallë edhe disajavëshe larg shtëpisë,
shpesh edhe vetë i dytë,
bashkë me njerin nga të afërmit.
Doemos do të ketë përsëri kërkesa
për kurse plotësues private,
por jo më në nivelin e një sakrifice financiare
të familjeve.
Nga ana tjetër, sivjet kurse plotësuese për lëndët
me zgjedhje do t’i marrë përsipër vetë shteti.
Sipas një kalendari tanimë të hartuar nga
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës,
në çdo shkollë mësuesit më të
mirë do të zhvillojnë dy javë konsultime
për lëndët që nxënësit kanë
zgjedhur në bllokun natyror ose shoqëror.
Meqenëse shkollat profesionale do ta kenë më të vështirë
të përballojnë
provimet me zgjedhje, pasi ato bazohen në programet
e shkollës së mesme të përgjithshme,
mësuesve të këtyre shkollave do t’u
bashkohen kolegë nga shkollat
e mesme të përgjithshme në këto kurse
të posaçme.
Shumë më tepër informacion për të marrë vendime
Tanimë skema e përgjithshme e Maturës Shtetërore
u është bërë të gjithëve e njohur,
qoftë përmes itenerarit zyrtar, d.mth. njoftimeve
për shtyp të vetë Ministrisë,
si dhe informacionit që Drejtoritë Arsimore u
dërgojnë shkollave,
qoftë për hir të interesimit të përditshëm
të mediave.
Shpërndarja tani së fundi e programeve orientuese
të secilës lëndë për
shkollat e mesme të përgjithshme u lehtëson
sakaq përpjekjet mësuesve
dhe nxënësve dhe mjaft kohë para se të
përballen me provimet.
Por, për herë të parë secili maturant do
të dijë së shpejti kuotën e pranimit të secilës
degë, edhe tarifat e hyrjes.
Kjo do të thotë se këtë rradhë çdo familje,
maturant dhe prind, kanë kohë dhe informacion të
mjaftueshëm që të marrin vendimin e vështirë,
atë të përzgjedhjes së degës së shkollës
së lartë.
Tanimë një notë tregon
të njëjtën dije
Qëkuri nota e njëjtë e provimit të maturës nuk ka nënkuptuar
të njëjtin zotërim të lëndës.
Një notë “tetë”, p.sh. e dhënë
nga një komision provimi i një shkolle,
ndyshonte, nganjerë me tepri, nga po nota “tetë”
e komisionit të një shkolle tjetër.
Të dy komisionet mund të ishin korrekt, por mbeteshin
subjektive,
pasi ka munguar një standard i njëtë për
kudo i vlerësimit.
Sivjet në Qendrën Kombëtare të Vlerësimit dhe të
Provimeve do të grumbullohen
përgjigjet e të gjithë maturantëve
të Shqipërisë, për povimet e detyruara,
edhe ato me zgjedhje dhe një ekip mësuesish do
t’i vlerësojë me notë.
Kjo do të thotë një ekip, një standard,
një notë për të njëtin zotërim të lëndës.
Dhe për të qenë fort e sigurt secila notë,
përgjigjja e secilit nxënës do të vlerësohet dy herë,
nga dy mësues, dhe qoftë edhe me një pikë
të ndryshojë vlerësimi,
një mësues tjetër do ta shqyrtojë këtë
ndryshim.
Pakësim shumë i fortë i falsifikimeve
Kushdo e ka provuar, pasi kështu ka ndodhur që shumë
herët,
se si është kopjuar në provimet e maturës.
C’është e vërteta jo aq vetë nxënësit,
se këta vendosen larg njeri-tjetrit, por më shpesh
mësuesit janë ata që shpërndajnë
kopjet nga më të mirët te më të
dobtit dhe në fund dalin me po atë notë
osë note të përafërt si ata që
vërtet kanë njohuri sa për atë notë dhe të tjerë,
që nuk kanë mësuar me aq zell e dijnë
fare pak.
Duke qenë e padrejtë në mes nxënësve,
është edhe një mësim i fortë
për të mos u besuar institucioneve shtetërore,
dhe ky mësim merret bashkë me matematikën
e letërsinë dhe nuk shlyhet lehtë.
Personeli mësimor, duke përfshirë këtu
edhe drejtorin e shkollës,
nuk janë dhe aq të interesuar që nxënësit
të dalin dobët në provimet.
Ky është shkaku kryesor. Duke filluar nga kjo
maturë do të mbikqyrin
nxënësit tek zhvillojnë provimet me shkrim
jo më mësuesit e asaj shkolle,
por mësues jo të asaj shkolle, jo të asaj
lënde dhe të mirënjohur për korrektesën e tyre.
Nga ana tjetër, vetë nxënësi do të jetë interesuar
tani që të mos u jepet kopje të tjerëve,
pasi ai mund të dëmtohet aq sa të humbasë
degën e dëshiruar.
Rezultatet do të renditen dhe do të jenë
numra me tri shifra,
madje edhe me një pas presjes dhjetore dhe mund të
humbasësh për fare pak.
Forcimi i shkollës së mesme
Reforma e maturës është veçse një
pjesë e një reforme më të gjerë,
reforma e shkollës së mesme. Shkolla e mesme
është burimi i emancipimit shoqëror
dhe i produktivitetit ekonomik, është gjithashtu
kushti që shkolla e lartë e jona të jetë cilësore.
Duke lënë në dorë të shkollës
së mesme fatin e studentit,
e kemi veshur me një prestigj të ri që nuk
e ka pasur më parë.
Ky prestigj është parakushti i forcimit të
shkollës së mesme.
Grupet e interesit
Ndërsa skema e maturës shtetërore u përvijua
si version i parë nga një grup i gjerë ekspertësh,
me përbërje nga shkollat e larta, shkollat e
mesme dhe nga institucionet shtetërore,
që kanë të bëjnë me këtë
reformë, ky version kaloi në një shqyrtim të imët
nga rreth dymijë maturantë dhe qindra mësues.
Ky këmbim mendimesh solli ndryshime jo të pakta
dhe, mund të themi se në skemën
përfundimtare ka një bashkëautorësi
shumë të gjerë.
Nga ana tjetër, është ngritur Komiteti i Maturës
Shtetërore,
në të cilin marrin pjesë pedagogë të
shkollave tona të larta,
drejtorë shkollash publike apo private, të mesme
të përgjithshme apo profesionale,
mësues, student, nxënës dhe prind.
Ministri nuk mund të marrë asnjë vendim pa u këshilluar
me këtë Komitet,
madje ata kanë të drejtë të thërrasin
këdo në raport e të sigurohen për
mbarëvajtjen e përgatitjeve duke vëzhguar
drejtori arsimore dhe shkolla.
PIKA TË DOBTA
Heqja e provimeve me gojë
Nëse do me të vërtetë që të diagnostikosh
tërësisht njohuritë dhe kulturën e një maturanti,
vlerësimi me gojë është një mjet
që duhet në të gjitha lëndët, por sidomos në të
tilla si letërsia apo historia.
Provimet e sivjetme me shkrim do të duhet të
plotësojnë me sa munden këtë boshllëk.
Megjithatë provimet me gojë u hoqën pasi atyre nuk u besohej
ashtu si janë zhvilluar
nota të pamerituara hasen më dendur në këto
provime me gojë, madje kanë shërbyer
për t’i dhënë një dorë nxënënsve
që nuk ia kishin dalë mbanë në provimin me shkrim.
Nga ana tjetër, në shumë lëndë
ato ishin kthyer në një riprodhim mekanik të disa njohurive,
edhe deri për nxënësit më të mirë.
Mësues “bujarë”
Nuk është e pamundur të ndodhë, që
mësuesi-mbikqyrës i provimit me shkrim,
ndonëse nuk ka ndonjë interes të drejpërdrejt
për rezultatet e nxënësve që mbikqyr,
t’i ”vijë keq” për ta dhe të
organizojë një kopje të përbashkët për të
gjithë ata nxënës.
Ai rrezikon shumë, pasi dëshmia do ta pushonte
nga puna.
Në Ministri po përpunohet një paketë e
posaçme masash për ta parandaluar këtë mundësi.
Kështu p.sh. do të pakësohen në minimum
mjediset e provimeve ku mbikqyr vetëm një mësues,
qofshin këto në qytete, por edhe në fshatra.
Llogaritë e vitit të ardhshëm shkollor
Mund të ndodhë që disa maturantë të
vitit të ardhëm shkollor të kufizojnë zellin e
tyre vetëm në lëndët e provimeve të
detyruara dhe provimeve me zgjedhje,
kurse për lëndët e tjera, për të
cilat do të vlejë vetëm nota përfundimtare,
të mos e mësojnë fort po të bëjnë
çmos të “rregullojnë” notat me forma të llojllojshme
abuzive.
Ka kohë deri atëherë, por një formë parandaluese mund
të ishte përfshirja e
një provimit të detyruar me short pak muaj para
përfundimit të vitit shkollor.